Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - LLAPI

Fitore e Gjilanit, s’ka fund kriza e Llapit

Fitore e Gjilanit, s’ka fund kriza e Llapit


5 November, 2020 @15:25

Pas barazimit ndaj Niklit xhiron e shkuar, Gjilani i është rikthyer fitoreve në takimin e luajtur sot ndaj Llapit.

Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan përfundoi 2-0 (Fiton Hajdari 26’, Ardit Hila 75’), rezultat ky që ia thellon edhe më tepër krizën skuadrës së Llapit.

TABELA AKTUALE

Seria e golave u hap nga Fiton Hajdari i vendasve në minutën e 26’, një gol ky mjaft i bukur me parabolë, kurse fitoren vendase e vulosi Ardit Hila në minutën e 75’. Ky i fundit shënoi i asistuar nga Gerhard Progni.

Fitorja e shënuar sot bënë që Gjilani t’i afrohet dyshes kryesuese të tabelës, kurse për Llapin kriza duket se nuk ka fund.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga