LIBURNI - BESA

Fitore e Liburnit, gjakovarët në avantazh
12 May, 2017 @21:28
Me rezultat 6-3 është mbyllur sfida e parë gjysmëfinale mes Liburnit dhe Besës.
Gjakovarët u treguan më të mirë se pejanët në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe arritën ta mbyllin me fitore ndeshjen e parë, fitore kjo që i afron dukshëm me finalen, kur dihet që e kanë edhe përparësinë e terrenit nëse nevojitet të zhvillohet edhe ndeshja e tretë.
Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa golat e tjerë të takimit u shënuan në pjesën e dytë. Golat e gjakovarëve u shënuan nga Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Rexhep Daci, Ideal Brovina dhe Adi Alaj, kurse për Besën shënuan Gjinovci, Krasniqi dhe Rexha.
Ndeshja e dytë e serisë zhvillohet të martën që vjen në Pejë. Në finale kalon skuadra që shënon 2 fitore.