TRAJNERI DHE LOJTARI I MUAJIT PRILL

Për herë të parë, Pochettino
12 May, 2017 @14:53
Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, për herë të parë këtë stinor ka fituar çmimin e trajnerit të muajit në Premier Ligë.
Besoni apo jo, ekipi nënkampion me trajnerin që gjithnjë e më shumë po vlerësohet në futbollin europian, ende asnjëherë nuk e kishte fituar këtë çmim në stinorin 2016/17.
Pochettino në prill 2017 ka fituar të gjashtë ndeshjet e zhvilluara me Spurs, ndërsa lojtari më i mirë i muajit prill u shpallë koreani Son Heung-min, që shënoi 5 nga 16 gola të skuadrës në muajin që e lamë pas.