ZYRTARIZON FFK-ja
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Liria dhe Besa, pa licenca për gara të UEFA-së
11 May, 2017 @15:00
Derisa katër skuadrat e para në renditjen aktuale të Superligës janë licencuar për garat e UEFA-së, Liria dhe Besa kanë mbetur pa licenca për gara ndërkombëtare në stinorin që vjen 2017/18.
FFK ka bërë të ditur përmes një njoftimi se KF Trepça’89, FC Prishtina, KF Llapi dhe KF Feronikeli kanë marrë licencat e UEFA-së për edicionin 2017/18 për gara europiane.
Ndërkaq, KF Besa nga Peja dhe KF Liria nga Prizreni, kanë mbetur pa to.