HAJVALIA-FERIZAJI

Ferizaji pranë mbijetesës
10 May, 2017 @18:24
Fitore shumë e vlefshme për Ferizajin ka ardhur sot në kuadër të xhiros XXX. Ekipi bardhekaltër ka shënuar fitore si mysafir ndaj Hajvalisë, me rezultat minimal me golin e shënuar nga Elbasan Thaqi në minutën e 80 të ndeshjes.
Hajvalia është mbajtur mjaft, përkundër se po luan me juniorë dhe është bërë ekip tepër i respektuar për lojën që po tregon, derisa Ferizaji është munduar mjaft për të arritur në rezultatin që po kërkon.
Sidoqoftë, në fund ka fituar përvoja e ferizajasve si dhe fakti që Hajvalia mbeti me 10 lojtarë në fushë në mes të pjesës së dytë.
Me këto tre pikë, Ferizaji barazohet me Lirinë në klasifikim dhe tashmë gjithçka është e hapur për mbijetesë të Ferizajit në Superligë.