FIFA

Transferi Pogba, hetime nga FIFA
10 May, 2017 @12:19
Gati 1 vit pas transferimit të francezit Paul Pogba nga Juventus te Manchester United, FIFA ka hapur hetime në lidhje me rastin.
Sipas raporteve, thuhet se ka një parregullsi në lidhje me shpërndarjen e të hollave që janë bërë gjatë këtij transferimi (taksa, pjesa që merr agjenti, pjesa që merr Juventusi dhe detaje të tilla).
Klubi nga ‘Old Trafford’ duket se është i pastër nga ky rast, pasi që dokumentat e dërguar nga United te FIFA janë bërë në kohë të duhur dhe plotësisht sipas rregullave. Të paktën kështu deklarojnë zyrtarët e 20 herë kampionit anglez. Pra, hetimi i shtëpisë më të madhe të futbollit do të ketë të bëjë më tepër me Juventusin dhe me agjentin Mino Raiola dhe përqindjen e fituar nga ai personalisht, me klubin anglez që ka deklaruar publikisht që nuk ka ndonjë parregullsi në lidhje me ta. Gjithsesi, kjo mbetet të vërtetohet me kohë.
Gjithçka e qartë do të bëhet pas mbylljes së hetimeve nga FIFA dhe dënimet përkatëse do të shqiptohen nëse ka nevojë.