ZYRTARE NË TETOVË

Erhan Selimi, djathtas, do të merr detyrën e trajnerit të Shkëndijës deri në fund të stinorit/ Foto: kfshkendija.com
Selimi zëvendëson Brdaricin te Shkëndija
10 May, 2017 @15:02
Trajneri gjerman i Shkëndijës së Tetovës, Tomas Brdaric, ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij për shkak të mosarritjes së titullit, që ka qenë objektiv i tij me ardhjen në ekip.
Njoftimin e ka bërë të ditur zyrtarisht klubi i Shkëndijës përmes faqes zyrtare, ndërsa përkohësisht, deri në fund të stinorit, skuadrën do ta drejtojë Erhan Selimi.