PRISHTINA-LIRIA

Prishtina duke festuar fitoren sot/ Foto: prishtinafc.com
Prishtina nuk fal, Liria rrezikon barazhin
10 May, 2017 @18:20
Prishtina ka ruajtur pozitën e dytë në klasifikim të Superligës dhe mban shpresa për dalje në Europë si nënkampion.
Bardhekaltërit janë treguar të pamëshirshëm ndaj Lirisë që po lufton për t’i ikur barazhit për rënie nga liga.
Gauthier Mankenda i dha avanazhin Prishtinës pas asistit të Lorik Boshnjakut, por Henry Chibueze u përkujdes që ekipi i tij (Liria) të shkoj me barazim në pushimin 15 minutësh, kur barazoi në 1-1.
Sidoqoftë, Prishtina u tregua arrë e fortë për mysafirët nga Prizreni, pasi që në pjesë të dytë shënoi edhe dy herë përmes Mankendës shumë të mirë sot (asist nga Armend Dallku) dhe sulmuesi në formë i ekipit Basit Khalid, që u asistua nga portieri Visar Bekaj, për përfundimtaren 3-1.
Me këtë fitore Prishtina mban gjallë shpresat për pozitën e nënkampionit, ndërsa Liria ka futur veten në telashe të mëdha në luftë për barazh.