GJILANI-DRENICA

Foto: prishtinafc.com
Haxhimusa gol-show ndaj Drenicës
10 May, 2017 @18:31
Mesfushori sulmues i Gjilanit, Betim Haxhimusa, ka kaluar një pjesë të dytë fantastike sot ndaj Drenicës, duke shënuar 4 herë për t’i dhënë fitore skuadrës së tij si vendas dhe tre pikë të reja.
Haxhimusa ka shënuar të katër golat e skuadrës së tij në një periudhë 10 minutëshe për të përcaktuar fituesin e ndeshjes, në një takim ku të dyja skuadrat kanë luajtur futboll të hapur dhe pa presion, pasi që nuk janë në garë as për pjesë të epërme, e as të rrezikuara për mbijetesë.
Në fund, Drenica ka shënuar golin e nderit përmes sulmuesit të saj Kreshnik Lushtaku, që ka realizuar 10 minuta para fundit të takimit.