ATLETICO - REAL

Foto: Reali feston golin ndaj Atleticos, gol që ia siguron kalimin në finale (Maj 2017)
Eufori afatshkurtër e vendasve, Reali s’lejon përmbysje
10 May, 2017 @22:37
Juventus vs. Real Madrid!
Kjo do të jetë finalja e sezonit 2016/2017 të Champions League!
Pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë në ‘Bernabeu’, Reali i Zidanet korri sukses të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet përkundër humbjes sonte, për t’u kualifikuar kështu për në finalen e tretë në 4 sezonet e fundit të Champions Leagues.
Një nismë e fuqishme e ndeshjes nga vendasit e Simeones me 2 gola të shënuara, gola që dhanë shpresë për një rikthim të mundshëm, u ‘shua’ nga goli i Iscos në fundin e pjesës së parë, gol i cili u shënua pas një magjie të francezit Karim Benzema, që dhuroi spektakël me topin në krahun e majtë të sulmit. Më pas, Isco shënoi nga topi i rikthyer nga gjuajtja e gjermanit Kroos.
Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e qetë, me Realin që i duhej vetëm menaxhimi i minutave të mbetur për ta arritur finalen. Gjithashtu, për t’u përmendur është edhe portieri Keylor Navas, i cili reagoi mirë në 2-3 raste të rrezikshme të vendasve dhe nuk lejoi ‘zbutjen’ e rezultatit të përgjithshëm nga të dyja ndeshjet.
Kështu, me rezultat të përgjithshëm 4-1, Reali kalon në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka mundësi që të bëhet skuadra e parë që nga viti 1992 (viti në të cilin gara u emërua si Champions League) që e fiton këtë garë 2 vite radhazi.
Finalja mes Juventusit e Realit zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.
Atletico Madrid vs Real Madrid 2-1 All Goals… par YNWAHD