DRENICA E VETMJA

BOROZANI/A.P.
Asnjë penallti ndaj Drenicës
11 May, 2017 @12:35
Edhe pas 30 xhirove të kaluara të Superligës, Drenica mbetet skuadra e vetme në Superligë që ende nuk ka fituar një penallti gjatë kampionatit 2016/17.
Kuqezinjtë nga Skenderaj janë ekipi i vetëm në Superligë, në të mirë të cilëve nuk është sinjalizuar në pikë të bardhë, që mbetet ndër karakteristikat më interesante, tre xhiro para fundit të stinorit.
Sa i përket penalltive të fituara, ekipi që ka përfituar më së shumti penallti këtë stinor në Superligë është Besa e Pejës, me 7 sosh, nga të cilat ka realizuar 5.