BESIR DEMIRI

Besir Demiri, majtas
Demiri në radar të Spartakut
12 May, 2017 @14:17
Futbollisti shqiptar i Vardarit të Shkupit, Besir Demiri, është vënë në radarin e ekipit rus, Spartak Moska.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sporti maqedonas sot, ndërsa Demiri 23 vjeç që është pranë shpalljes kampion me ekipin e tij në IRJ Maqedoni ka qenë i pazëvendësueshëm në krah të mbrojtjes këtë stinor.
Demiri, në dy vitet e para si senior ka qenë pjesë e KF Shkupi, pastaj në vitin 2014 kaloi te KF Shkëndija, prej ku në 2017 u bë pjesë e Vardarit.