PLAY OFFS

Foto: Gent Polloshka / Borozani
Play off-i nis me Liburnin e Besën
12 May, 2017 @10:36
Që nga dita e sotme (12 maj), fillon play off-i i Superligës së Kosovës në futsall.
Ndeshja e parë e fazës play off luhet në Gjakovë, ku Liburni e pret Besën e Pejës sonte me fillim nga ora 20:00. Favorit për të kaluar në finale llogaritet Liburni, ndërsa sipas rregullave, skuadra që fiton dy ndeshja nga seria kalon në finale.
Në duelin tjetër, Feniksi luan ndaj skuadrës së Prishtinës, derisa ndeshja e parë e serisë mes tyre luhet ditën e dielë.