JOSE MOURINHO

Stinor i dështuar, nëse s’fitojmë
Daily Mirror
12 May, 2017 @15:05
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se stinori i tij me Unitedin do të jetë i dështuar nëse nuk arrijnë që të fitojnë trofeun e Europa Ligës.
Manchester United u kualifikua dje për në finale të kësaj gare, ndërsa fitorja në finale u siguron atyre Ligën e Kampionëve stinorin që vjen.
Ky fakt, do të ishte ngushëllimi i vetëm për Djajt e Kuq, që nuk kaluan një stinor sikurse e pritnin në fillim, përgjatë 2016/17.
Ajax do të jetë rival i United në finale të Europa Ligës.