5 PËR VIKEND

Fillimi i fundit
Shkruan: Luan MORINA
12 May, 2017 @15:48
Në duelet e përzgjedhura të kësaj jave, 5 ndeshje që vinë nga Premier Liga dhe Serie A.
1. West Bromwich – Chelsea (e premte, ora 9)
Për tri vitet e fundit Chelsea ka vendosur për fituesin e titullit. Edhe sonte do të jetë kështu. Chelsea do të kurorëzohet me titullin e kampionit. Diçka që pak veta e kanë pritur, sidomos nga një trajner që vjen nga Serie A. Të gjithë prisnin Guardiolën dhe 170 milionë e investuara, një rikthimin të Arsenalit ndoshta, e edhe më në fund shpërthimin e Tottenhamit. Tifozët e Liverpoolit dhe Manchester United kanë mundur të ëndërrojnë, por ëndërrimet e tyre kanë qenë subjektive.
Conte ka shtyrë gati gjysmën e ekipeve të provojnë 3-4-3. Ka bërë një revolucion të çmendur, ashtu siç është edhe ai vet tek Chelsea. Është momenti ta shijojnë titullin, pasi me Conten, ky është maksimumi që mund të arrijnë në këtë ligë më. Sidomos me Evropën në kalendar vitin e ardhshëm.
2. Manchester City – Leicester City (e shtunë, ora 1e30)
Shfaqja teatrale e fundit e Ranierit kishte qenë pikërisht kundër Manchester Cityt. Më pas ishte nevojitur Shekspiri dhe ringjallja e kampionëve. Gjithë çfarë mund të ofrojnë ish-kampionët është një shfaqje tjetër kundër Cityt në ‘teatrin e sheikëve’.
Zor do të jetë kundër Cityt me kapiten Kompanyn e ringjallur. Janë ekip i gjerë dhe kanë mundësi të ofrojnë në tri-katër frone. Guardiolës do t’i duhet edhe një sezon ndoshta për tu përshtatur në futbollin anglez. Ironike, apo jo?!
3. Atalanta – Milan (e shtunë, ora 15n9)
E dini Milanin kur humbiste pikë ndaj Udinesese, Torinos, Sampdorias, e Genoas. Qysh në janar, rossonerët tentonin të shmangnin pozitën e gjashtë dhe të mbesnin jashtë Evropës! Ngjashëm edhe Interi bënte, bashkë me Fiorentinën. Ndërkohë Atalanta me një sulmues që e kishte marr për 900 mijë euro, e të cilin pret ta shet dhjetëfish më shumë në Premier League gjatë verës po siguron pozitën e pestë.
Në derbin e Lombardisë, Atalanta pritet të fitoj. Lezetshëm. Sikur çdo ekip e bën kundër një mesfushe që ka Montolivon. Po, akoma gjallë është! Për çudi!
4. Tottenham – Manchester Utd (e diel, ora 5e30)
Të dy ekipet e kanë të përcaktuar fatin e tyre. Në fakt, United ka rrezikuar pak me fatin dhe shumë lehtë mund të digjet. Do të duhej të ishte një duel pa ngarkesë psikike që do të ofronte bazat për një lojë të bukur futbolli. Së paku nga ana e Tottenhamit.
Derisa vendasit janë të mbushur me disa nga talentet më të mira në planetë, mysafirë janë në iluzion se kanë talentet dhe lojtarët më të mirë në planetë.
5. Roma – Juventus (e diel, ora 15n9)
Roma nuk veçohet për ekip që fiton titull. Si ironi, Roma është ndër ato ekipet ndaj të cilave fitohet titulli. Edhe atë në ‘Olimpico’. Ngjashëm pritet të jetë edhe të dielën kur Juventusi do të duhej ‘të hiqte gajle’ edhe një titull në Serie A.
Për hir të futbollit, dhe Serie A, shpresojmë që ky të jetë viti i fundit që Juventusi të fitoj titullin ‘alla-Bayern’. Me Lazion e ringjallur, me Milanon në pronë të kinezëve, shpresat janë të mëdha.