Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - LLAPI

Fitore e Prishtinës në “Fadil Vokrri”, Llapi 5 xhiro pa fitore

Fitore e Prishtinës në “Fadil Vokrri”, Llapi 5 xhiro pa fitore


2 April, 2022 @16:09

Me fitore të Prishtinës u mbyll ndeshja që 24 orë para ndeshjes nuk dihej se ku do të luhej!

Skuadra më e trofeshme kosovare triumfoi 2-1 (Besnik Krasiqi 48’, Endrit Krasniqi 65’ / Drilon Fazliu 78’) ndaj Llapit, për t’ia thelluar këtij të fundit edhe më shumë krizën. Pas humbjes së sotme, skuadra e Llapit ka shkuar në 5 xhiro pa fitore në Superligë!

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola dhe nuk ishte edhe aq interesante, pjesa e dytë filloi mjaft mirë për Prishtinën.

TABELA AKTUALE

Dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, prishtinasit e fituan një penallti, nga e cila i saktë u tregua Besnik Krasniqi (48’) dhe Prishtina kaloi në epërsi.

Inkuadrimi i Oto John me të filluar pjesa e dytë i bëri mirë Prishtinës, e cila shtoi sulmet në pjesën e dytë.

Në minutën e 65’, erdhi goli i dytë. Për 2-0 u përkujdes mesfushori Endrit Krasniqi, i cili ia dha qetësinë Prishtinës me golin e dytë.

Gjithsesi, llapjanët nuk u dorëzuan dhe e ngushtuan rezultatin në minutën e 78’ me golin e Drilon Fazliut, për ta bërë pjesën e mbetur të ndeshjes mjaft interesante.

Krejt në fund të takimit, Valmir Veliu (90+3’) i Llapit iu afrua shumë golit, por për fatin e mirë të Prishtinës, topi përfundoi në shtyllë dhe ndeshja u mbyll me fitore 2-1 të Prishtinës. Meritor për këtë fitore të vendasve ishte edhe portieri Eglant Haxho, i cili sot pati një paraqitje mjaft të mirë.

Kujtojmë që këto dy skuadra do të ndeshen mes vete edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila për të dyja do të jetë rruga e vetme për dalje në Evropë sezonin tjetër.

Xhiron e ardhshme, Prishtina e pret Malishevën, kurse Llapi i shkon Ulpianës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga