Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ABDULAH IBRAKOVIC

Fitore e vështirë

Foto: prishtinafc.com

Fitore e vështirë


23 November, 2021 @16:21

Trajneri i ri i Prishtinës, Abdulah Ibrakovic, sot u njoftua me fitoren e parë në Superligë të Kosovës, ndërsa kjo ishte ndeshja e dytë e tij me bardhekaltërit.

Ai e ka cilësuar këtë fitore të vështirë, përkundër se ekipi i tij dominoi përgjatë gjithë ndeshjes në fushë.

“Ka qenë një fitore e vështirë. Feronikeli u mbyll dhe na detyroi gjatë tërë pjesës së parë të kërkojmë gol. Me dy gola në pjesë të dytë ia arritëm fitores së rëndësishme,” ka thënë ai pas ndeshjes.

Prishtina sot mposhti Feronikelin 2-0 në Fadil Vokrri për t’iu kthyer trepikëshit pas dy barazimeve radhazi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga