FERONIKELI - DRENICA

Fitore minimale për vendin e tretë
10 March, 2018 @15:57
Në ndeshjen e vetme të ditës së sotme në Superligë, skuadra e Feronikelit e ka mposhtur me rezultat 1-0 Drenicën.
Në një takim të drejtuar nga gjyqtarët nga Malta, pjesa e parë kaloi pa gola, ndërsa fitorja e vendasve erdhi në pjesën e dytë.
Mesfushori i ardhur nga Vëllaznimi, Albutrint Morina, shënoi për fitoren e vendasve në minutën e 77’ të ndeshjes, gol ky që ishte i pari për Morinën në klubin e tij të ri.
Me këtë fitore Feronikeli ngritet në pozitën e tretë, ndërsa Drenica zbret në pozitën e 7.