NGA MALTA

Foto: BOROZANI / Arkiv
Një duel, me referë të huaj
10 March, 2018 @10:14
Përballja e vetme e Superligës së Kosovës që zhvillohet sot është ajo ndërmjet Ferronikelit dhe Drenicës që do të luhet në Rexhep Rexhepi të Gllogocit.
Ndërsa, në derbin e Drenicës, pjesa më interesante e ndeshjes pritet të jetë treshja e huaj e referëve, që vinë kësaj radhe nga Malta në kuadër të bashkëpunimit të FFK-së me Federatat e rangut të njejtë në UEFA.
Matthew Degabriele kryesor, Theodore Zammit dhe Duncan Spencer anësorë si dhe Sandro Spiteri si gjyqtar i katërt - do të ndajnë drejtësinë në përballjen ndërmjet Ferronikelit dhe Drenicës që nis në ora 13:00, kurse ndeshja do të vëzhgohet nga Vehbi Ibrahimi e delegat i saj do të jetë Senad Hamziq.