Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/4: LLAPI - PRISHTINA

Prishtina mposht Llapin pas penalltive, kalon në gjysmëfinale

Prishtina mposht Llapin pas penalltive, kalon në gjysmëfinale


7 March, 2018 @15:50

Një ndeshje mjaft interesante u zhvillua sot mes Llapit dhe PrishtinësPodujevë. Të dyja skuadrat luftuan shumë për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, e në fund këtë e arriti Prishtina, e cila u tregua skuadër më e saktë në gjuajtjen e penalltive.

Epërsia e Llapit erdhi pak para fundit të pjesës së parë, me Mirlind Dakun që shënoi një gol të bukur nga gjysma e fushës, duke bërë që vendasit të shkonin në pushim me epërsi 1-0.

SKEMA E KUPËS

Në pjesën e dytë vendasit reaguan me disa zëvendësime ofansive, ndërsa goli i barazimit u shënua nga Drashko Bozhoviç, i cili shënoi me një goditje zhagazi nga gjuajtja e lirë. Në vazhdim të ndeshjes gola nuk pati dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

15 minutëshi i parë i vazhdimeve u mbyll pa gola, mirëpo me të filluar pjesa e dytë e vazhdimeve, Drashko Bozhoviç e gjeti golin e dytë personal dhe të dytin e skuadrës, për t’i kaluar mysafirët në epërsi. Bozhoviç kësaj radhe shënoi me kokë pas krosimit nga Hoxha.

Një minutë pas golit të dytë të Prishtinës, Florim Bërbatovci i vendasve u përjashtua me karton të kuq, por kjo nuk e ndaloi Llapin që ta gjente golin e barazimit. Autori i golit të parë, Mirlind Daku, shënoi përsëri për 2-2, për t’i barazuar përsëri shifrat mes skuadrave.

Në minutat e mbetura gola të tjerë nuk pati dhe fituesi u detyrua të përcaktohej pas gjuajtjes së penalltive, ku më e suksesshme u tregua skuadra e Prishtinës dhe në këtë mënyrë e arriti kalimin në gjysmëfnale.

Kështu, Prishtina i bashkangjitet Drenicës, Vëllaznimit dhe Vushtrrisë në katërshen e gjysmëfinalistëve. Çiftet gjysmëfinaliste do të kuptohen pas shortit, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale luhen sipas sistemit vajtje-ardhje.

Më poshtë janë paraqitur goditjet e penalltive nga të dyja skuadrat në mënyrë kronologjike:

 


FORMACIONET STARTUESE

11-shet: Gjilani-Vushtrria

FFK Superliga/FFK Liga e parë

11-shet: Gjilani-Vushtrria

07/03/18 @ 13:04

FORMACIONET STARTUESE

11-shet startuese: Llapi-Prishtina

FFK Superliga

11-shet startuese: Llapi-Prishtina

07/03/18 @ 12:50

ÇEREKFINALJA E KUPËS

Derbi i çerekfinales së Kupës, sot

FFK Superliga

Derbi i çerekfinales së Kupës, sot

07/03/18 @ 08:24

1/8: PSG - REAL MADRID

Fiton edhe në Francë, Reali eliminon Parisin

Champions League

Fiton edhe në Francë, Reali eliminon Parisin

06/03/18 @ 22:39

1/8: LIVERPOOL - PORTO

Me qetësi dhe pa presion, Liverpooli në çerekfinale

Champions League

Me qetësi dhe pa presion, Liverpooli në çerekfinale

06/03/18 @ 22:29

PËRFAQËSUESJA

Edon Zhegrova pranon ftesën e Kosovës

Liga e Kombeve/Kosova/Sportistë shqiptarë në botë

Edon Zhegrova pranon ftesën e Kosovës

06/03/18 @ 22:00

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

GJYQTARËT KOSOVARË NË EVROPË

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

Conference League/FFK Superliga

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

26/07/23 @ 11:36

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Conference League/FFK Superliga

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

25/07/23 @ 23:30

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga