PËRFAQËSUESJA

Edon Zhegrova pranon ftesën e Kosovës
6 March, 2018 @22:00
Përmes një postimi zyrtar, Federata e Futbollit të Kosovës sonte ka njoftuar që Edon Zhegrova ka pranuar ftesën e FFK-së dhe që nga dita e sotme ai mund të ftohet për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës.
Zhegrova pak më parë ka nënshkruar kontratë profesionale me Genkun në Belgjikë, ndërsa shihet si një talent në zhvillim e sipër dhe shpesh është quajtur “Messi i Kosovës” në bazë të stilit të lojës që e aplikon, duke bërë kështu që pranimi i ftesës së tij që të jetë pjesë e Kosovës të pritet me mjaft entuziazëm.
Para se të kalonte te Genku, Zhegrova ishte pjesë e disa skuadrave tjera belge, ndërsa në Kosovë ai fillimisht ishte pjesë e akademisë së Flamurtarit e më pas për disa vite luajti edhe te Prishtina.