PARA NDESHJES: PSG-REAL

Foto: ucl fb
PSG do të provojë befasinë pa Neymarin
6 March, 2018 @12:25
Paris St Germainit sot do t’i duhen dy gola të shënuara dhe asnjë e pranuar, që të sigurojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Kundërshtar ka kampionin aktual Real Madrid, që në Ligë të Kampionëve ka fytyrë tjetër. Madrilenët e drejtuar nga Zinedine Zidane kanë epërsi nga ndeshja e parë 3-1.
Pa Neymarin që është i lënduar, PSG do të kërkojë me forcat tjera të sulmit të befasojë kampionin, që duket se rrugë të vetme për shpëtim të stinorit ka Ligën e Kampionëve.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Paris: Areola; Dani Alves, Marquinhos, Thiago Silva, Kurzawa; Verratti, Thiago Motta/Diarra, Rabiot; Mbappé, Cavani, Di María.
Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kovačić, Isco; Bale, Benzema, Ronaldo.