PARA NDESHJES: LIVERPOOL-PORTO

Foto: uefa.com
Vetëm 2-3 ndërrime përkundër epërsisë
6 March, 2018 @12:13
Sot (20:45) zhvillohet ndeshja e kthimit të së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Portos, ndeshjen e parë të së cilës, anglezët e fituan thellë në Portugali, 0-5.
Sidoqoftë, përkundër saj, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka paralajmëruar se nuk do të luajë me ekip të dytë, por do të bëj vetëm 2-3 ndërrime në formacion për dallim nga ndeshja e parë.
Në anën tjetër, Portoja, pa shumë gjasa do të provojë se ç‘mund të bëj ndaj një Liverpooli në formë.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Liverpool: Karius; Gomez, Van Dijk, Lovren, Moreno; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané.
Porto: Casillas; Maxi Pereira, Felipe, Marcano, Diogo Dalot; Herrera, Otávio, Sérgio Oliveira; Corona, Aboubakar, Brahimi.