VLLAZNIA-BESA

Trepikësh shprese
5 March, 2018 @14:57
Mensur Livoreka, sulmues i Vllaznisë së Pozharanit, ka shënuar gol për skuadrën e tij pesë minuta para se të përfundojë ndeshja e fundit e xhiros XXI të Superligës.
Me golin e tij, Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Besës, 1-0, që i jep pozharanasve debutues në Superligë përveç tre pikëve shprese edhe fitoren e tretë të stinorit në total.
Vllaznia mbetet e fundit në klasifikim edhe pas kësaj fitoreje por tash ka 12 pikë, dy më pak se Besa e Flamurtari që gjenden mbi të.