TRABZON-BESIKTAS

Babel-Negredo, Besiktas mban hapin
5 March, 2018 @22:45
Holandezi Ryan Babel dhe spanjolli Alvaro Negredo, në 20 minutat e fundit të ndeshjes, janë përkujdesur që me kombinimet e tyre të sjellin fitore për Besiktasin ndaj Trabzonit si mysafir sonte, 0-2.
Fitorja, mban hapin për kampionin aktual të Turqisë në rrugë drejt titullit kampion, pasi që janë tashmë vetëm tre pikë larg kreut, që mbahet nga Galatasaray dhe Istanbul Basaksehir.
Besiktas i treti, ka gjithashtu tre pikë më shumë se Fenerbahçeja në pozitë të katërt. Babel ka shënuar dy gola sonte, derisa Negredo ka asistuar te të dyjat.