KUPA E KOSOVËS / ÇEREKFINALET

Terminet e Kupës së Kosovës
5 March, 2018 @16:40
Janë caktuar terminet dhe gjyqtarët e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Të martën do të zhvillohet dueli në mes të Dritës dhe Vëllaznimit, ku gjyqtari kryesor do të jetë Genc Nuza.
Ndërsa të mërkurën do të përballen: Llapi - Prishtina (gjyqtari kryesor: Gramos Shala) dhe Gjilani - Vushtrria (gjyqtari kryesor: Visar Kastrati).
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në ora 13:00, ndërsa Drenica përmes shortit ka ecur drejt gjysmëfinales direkt pa lojë.