PALACE-UNITED
Fotot: premierleague
Përmbysje, për kthim në vend të dytë
5 March, 2018 @23:00
Super paraqitje e Manchester Unitedit në 35 minutëshin e fundit të ndeshjes. Atëherë kur Crystal Palace kishte epërsinë 2-0 në Selhurst Park dhe mendohej se United i Jose Mourinhos nuk do të ketë fuqi për të bërë më shumë, djajtë e kuq e kanë treguar veten.
Së pari Chris Smalling ka ulur epërsinë, pastaj Romelu Lukaku ka barazuar, derisa serbi Nemanja Matic me golin e tij në minutën shtesë të takimit, i ka sjellë fitoren e çmendur Unitedit, që këtë stinor për herë të parë ka përmbysur rezultatin prej 2-0 në 2-3.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Fitorja e çon Unitedin në pozitë të dytë, dy pikë para Liverpoolit, ndërsa Crystal Palace i Roy Hodgsonit mbetet në zonë të rrezikshme.