KUPA E KOSOVËS: 1/4

Foto: KF Vëllaznimi
Penalltitë vendosin, Vëllaznimi në gjysmëfinale
6 March, 2018 @15:56
Vëllaznimi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës!
Në një ndeshje tejet dramatike, e cila dhuroi plot 4 gola për 90 minuta, 30 minuta shtesë me luftë të fortë e më pas dramë në goditjen e penalltive, Vëllaznimi në fund doli fitues, duke e befasuar Dritën favorite dhe duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Serinë e golave e hapi Henry Chibueze i mysafirëve në minutën e 10’, ndërsa reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm, me Kastriot Rexhën që barazoi një minutë më pas.
I njëjti lojtar shënoi edhe për 2-1 të vendasve, ndërsa njëjtë si në ndeshjen e fundjavës së kaluar, kur u mendua që ndeshja do të mbyllet me fitoren e Dritës, Lekë Vula i gjakovarëve arriti të shënojë në minutën e dytë të kohës shtesë, për ta barazuar rezultatin dhe për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pas 30 minutave lojë në kohën shtesë, asnjëra skuadër nuk e gjeti golin e fitores dhe fituesi u detyrua të përcaktohej përmes gjuajtjes së penalltive, ku më e saktë u tregua skuadra e Vëllaznimit, për ta arritur kështu gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Përveç Vëllaznimit, gjysmëfinalen e ka siguruar (me short) skuadra e Drenicës, ndërsa dy gjysmëfinalistët tjerë do të kuptohen pas ndeshjeve mes Gjilanit e Vushtrrisë dhe Llapit e Prishtinës.
Çiftet gjysmëfinaliste të Kupës do të kuptohen përmes shortit pasi të kryhen të gjitha ndeshjet çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale ndeshjet luhen në sistemin vajtje-ardhje.
Më poshtë janë paraqitur në mënyrë kronologjike shënimet dhe huqjet e penalltive nga të dyja skuadrat: