MANCHESTER UNITED - LIVERPOOL

United fiton derbin, ‘blindon’ vendin e dytë
10 March, 2018 @15:37
Me rezultat 2-1 është mbyllur ndeshja kryesore e javës në Angli.
Manchester United ka shënuar fitore ndaj Liverpoolit, në duelin që u zhvillua sot me fillim nga ora 13:30.
Marcus Rashford me 2 gola i dha epërsinë vendasve pas pjesës së parë, ndërsa Liverpooli ushtroi presion të madh në pjesën e dytë, por e tëra çfarë bëri ishte ngushtimi i epërsisë në 2-1 nga një autogol i Baillyt të vendasve, ndërsa goli i barazimit nuk erdhi, me Unitedin që zhvilloi paraqitje fenomenale në fazën defansive, për ta mbyllur ndeshjen me fitore.
Sa i përket statistikave, kjo është ndeshja e tetë me radhë që Liverpooli nuk di për fitore ndaj Manchester Unitedit në Premier League.
Kjo fitore bën që United të jetë 5 pikë larg Liverpoolit në tabelë, për të pasur kështu përparësi të dukshme në luftën për vendin e dytë.