BESA - ISTOGU

Foto: FC Istogu
Fitore ndaj Istogut, Besa në lojë për mbijetesë
2 April, 2022 @16:29
Një fitore mjaft të rëndësishme e ka shënuar Besa ndaj Istogut sot.
Falë një goli të shënuar në pjesën e dytë, pejanët e fituan këtë ndeshje 1-0 [Eurorent Krasniqi 50’].
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0-0, e epërsinë pejanët e morën 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Epërsinë e krijuar ata e mbajtën deri në fund dhe rrjedhimisht e mbyllën ndeshjen me fitore minimale.
Kjo fitore ia shton Besës dukshëm gjasat për mbijetesë në Ligën e Parë, e Istogu për momentin është i gjashti në Grupin A të Ligës së Parë.
Xhiron e ardhshme, Besa i shkon Lirisë në Prizren, kurse Istogu e pret skuadrën prizrenase A&N.