Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA - ARBËRIA

Fitore në Skenderaj, Arbëria ngjitet

Fitore në Skenderaj, Arbëria ngjitet


20 October, 2020 @16:13

Edhe një tjetër fitore për Arbërinë!

Skuadra nga Dobraja këtë fillim sezoni fantastik e vazhdoi edhe sot, duke shënuar fitore 0-1 (Genc Hamiti AG 7’) ndaj Drenicës në Skenderaj.

TABELA AKTUALE

Gjithçka u vendos nga një autogol i hershëm i Genc Hamitit të vendasve në minutën e 7’, autogol që në fund doli të ishte i fitores për mysafirët.

Ndonëse me disa ndeshje më shumë të luajtura, skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina momentalisht e sheh veten të pozicionuar në vendin e dytë në tabelë, kurse Drenica pas 7 ndeshjeve të para ka tubuar 8 pikë.

Xhiron e ardhshme të dyja këto skuadra luajnë në udhëtim. Arbëria i shkon në Podujevë Llapit, kurse Drenica në Gjilan Dritës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga