Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASTON VILLA - CHELSEA

Fitore në Villa Park, Chelsea i rikthehet fitoreve

Fitore në Villa Park, Chelsea i rikthehet fitoreve


26 December, 2021 @20:24

Pas dy barazimeve radhazi, Chelsea fitoreve i është rikthyer në ndeshjen e luajtur sot në udhëtim te Aston Villa.

Ndonëse ishte në disavantazh 1-0 pas autogolit nga Reece James, Chelsea përmbysi gjithçka dhe e mbylli ndeshjen me fitore 1-3.

Jorginho u tregua dy herë i saktë nga pika e bardhë dhe një gol tjetër erdhi nga belgu Lukaku i inkuadruar nga banka rezervë, e kështu Chelsea arriti që t’i rikthehet fitoreve.

Aston Villa, që sot nuk e kishte në pankinë kryetrajnerin Steven Gerrard për shkak të infektimit të tij me COVID-19, momentalisht ndodhet në vendin e dhjetë të renditjes, kurse Chelsea është i treti dhe ka gjashtë pikë më pak se City lider.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League