Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B

Fitore për kualifikim si lider

Foto: Uefa Official

Fitore për kualifikim si lider


20 June, 2016 @22:49

Vetëm 20 minuta zgjati historia e takimit mes Rusisë dhe Uellsit, me ishullorët që shënuan 2 herë me Ramseyn e Taylorin në minutat 11’ e 20’, duke bërë kështu që rusët të dorëzohen dhe takimi më nuk pati dilemë të fituesit.

Përveç dy golave në pjesën e parë, uellsianët shënuan edhe një gol në pjesën e dytë përmes liderit Gareth Bale, i cili shënoi golin e tretë këtë kampionat në po aq ndeshje të luajtura dhe tashmë prin në listën e golashënuesve.

Me këtë fitore, Uellsi kualifikohet për në 1/8 e finales si lider, duke qenë kështu një nga kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë nëse kjo e fundit kalon grupet, ndërsa Rusisë i mbetet të mendojë për mikpritjen e “Botërorit 2018”.

EURO2016 GRUPET DHE ORARI


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016