SHORTI
Shkëndija mëson kundërshtarin në Europa League
20 June, 2016 @18:10
Në shortin e hedhur në kuadër të kualifikimeve për Europa League në Nyon të Zvicrës është vendosur që Shkëndija të përballet me skuadrën e Krakovias nga Polonia.
Ndeshja e parë do të luhet më 30 qershor në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në fushë të Krakovias më 7 korrik.
Krakovia do të jetë jetë kundërshtari i skuadrës tetovare në raundin e parë, ndërsa nëse kalohet ky raund, Shkëndija do të takohet me fituesin e takimit mes Nefçit dhe Balzanit.
Shorti i raundit të parë: