Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRANË PRANIMIT NË UEFA

Fitore për sportin, humbje për politikën

BOROZANI/ Lis Dorambari

Fitore për sportin, humbje për politikën


EDITORIAL

2 May, 2016 @19:03

Izolimi shumë vjeçar i padrejtë i futbollit kosovar, nesër pritet të marr fund.

Federata e Futbollit e Kosovës synon të bëhet anëtarja e 55-të e organizatës më të madhe europiane të futbollit, UEFA.

UEFA-ja nesër do ta ketë Kongresin e saj në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, ku njëra prej temave kryesore do të jetë edhe çështja e Kosovës.

Për pranimin e Kosovës, UEFA do ta ndërrojë statutin e saj, me ç‘rast do të mundësohet votimi për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UEFA.

Deri më tani, pengesa kryesore e mos pranimit të Kosovës ka qenë njëra prej pikave në statutin e UEFA-së, ku thuhet se anëtare e kësaj organizate mund të bëhen vetëm ato shtete që pavarësia e tyre është e njohur nga OKB-ja (Organizata e Kombeve të Bashkuara).

Kjo pikë, e cila në fakt ka karakter politik, do të ndërrohet duke e zëvendësuar me fjalinë “anëtare e UEFA-së mund të bëhen ato shtete që pavarësia e tyre është njohur nga shumica e shteteve ndërkombëtare në kontinentin europian”.

Ky ndryshim, njëkohësisht edhe do të jetë fitorja më e madhe e sportit, karshi politikës.

Me këtë, edhe do të hapen dyert për votim që Kosova të pranohet në UEFA, pasi të pranohet aplikacioni për FFK-së për pranim.

Në votim, Kosovës i duhet shumica e thjeshtë e votave, pra mbi 50%, që do të thotë së paku 28 vota pro për pranim.

Në rast të përfundimit me sukses të procesit të votimit në UEFA, vetëm 10 ditë më vonë, në Kongresin e FIFA-së në Meksikë, Kosova do të hyjë përsëri në votim për pranim edhe në këtë organizatë.

Gjithsesi, pranimi në FIFA shikohet më shumë si çështje procedurale, pasi kjo e fundit është treguar e gatshme për ta pranuar Kosovës, gjithmonë pas pranimit në UEFA.

Pas kësaj, Kosova do t’i bashkohet edhe kampanjës për kualifikim në Kampionatin Botëror për vitin 2018 që do të mbahet në Rusi.

E për këtë, vendi i Kosovës tashmë është i rezervuar në Grupin I, së bashku me Kroacinë, Finlandën, Islandën, Turqinë dhe Ukrainën.

Gjithashtu, edhe ekipet kosovare do ta marrin dritën jeshile për të garuar në garat europiane si Liga e Kampionëve dhe Europa League.

Në Ligën e Kampionëve do të merr pjesë kampioni i Kosovës nga faza e tretë kualifikuese, kurse në Europa League nënkampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës.


PLAYER OF THE YEAR

Gazetarët sportiv: Vardy, lojtar i vitit

Premier League

Gazetarët sportiv: Vardy, lojtar i vitit

02/05/16 @ 12:35

MEDIA

Tre klube kosovare në Europë

FFK Superliga

Tre klube kosovare në Europë

01/05/16 @ 23:12

KOMBËTARJA

Speciale nga Sky Sport për kombëtaren

Shqipëria

Speciale nga Sky Sport për kombëtaren

01/05/16 @ 23:06

KAMPIONI

Agolli vazhdon t’i rreshtojë titujt

Shqipëria/Sportistë shqiptarë në botë

Agolli vazhdon t’i rreshtojë titujt

01/05/16 @ 22:17

UKRAINË

Derbi ukrainas me rrahje masive

International

Derbi ukrainas me rrahje masive

01/05/16 @ 21:35

CLAUDIO RANIERI

Ranieri do ta kuptojë i fundit ‘në botë’ nëse Leicester bëhet kampion

Premier League

Ranieri do ta kuptojë i fundit ‘në botë’ nëse Leicester bëhet kampion

01/05/16 @ 20:33

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30

NIKLI GJEN DISI FITOREN

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

FFK Superliga

Feronikeli’74 me shpresa për shpëtim nga barazhi

18/05/24 @ 18:53

PËRMIRËSOJNË GOL-DALLIMIN

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

FFK Superliga

Prishtina i kthehet fitores pas dy humbjeve radhazi

18/05/24 @ 18:25

NË MOMENT TË RËNDËSISHËM

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

FFK Superliga

Për herë të parë këtë stinor, Gjilani mposhti Dritën

18/05/24 @ 18:09

BALLKANI FITON TITULLIN NË SHTËPI TË NDJEKËSIT KRYESOR

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

FFK Superliga

Për herë të tretë me radhë, Ballkani kampion i Kosovës

18/05/24 @ 17:43

GRUPI A - ZVICRA

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

Evropiani

Murat Yakin me listë të gjerë, Zvicra me shpresa për EURO

17/05/24 @ 11:24

VIDEO

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

FBK Superliga

Finalja (3) Highlights: Trepça-Ylli

17/05/24 @ 00:00

MË I MIRI I NDESHJES

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

FBK Superliga

Kevin Capers - MVP i Trepça-Ylli (3)

16/05/24 @ 23:17

GRUPI E - UKRAINA

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

Evropiani

Serhiy Rebrov shpall listën ukrainase për EURO 2024

16/05/24 @ 22:30

GRUPI D - FRANCA

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

Evropiani

Didier Deschamps merr Barcolën, ritkhen Kanténë, lista e Francës për EURO 2024

16/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga