XAVI

REUTERS
Fitore për Titon
28 April, 2014 @11:09
Xavi Hernandez, njëri ndër mesfushorët më të mirë të futbollit, ka pranuar pas fitores së mbrëmshme të Barcelonës ndaj Villarealit se ekipi nuk ka qenë në disponim të luaj fare.
Vetëm dy ditë pas vdekjes së ish trajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, Barcelona ka qenë në disavantazh 2-0, derisa ka përmbysur rezultatin për fitore 2-3 në 25 minutat e fundit të takimit.
“Njëra ndër ditët më të vështira për të luajtur. Trupi nuk e donte. Kemi humbur një lider dhe një njeri shembull të Barcelonës. Mirëpo, në fund vendosëm që të fitojmë për Titon dhe fitoren t’ia dedikojmë familjes së tij,” ka thënë Xavi pas ndeshjes së mbrëmshme.
Barcelona është duke ndjekur Atletico Madridin në krye të tabelës së La Ligas, derisa Real Madrid është i treti me një ndeshje më pak të zhvilluar.