SUAREZ

REUTERS
Lojtari i vitit në Premier League
28 April, 2014 @8:45
Sulmuesi uruguajan i Liverpoolit, Luis Suarez, është përzgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Premier League.
Suarez që në fillim të këtij stinori 2013/14 nuk luajti në gjashtë xhiro pasi që vuante suspendimin për shkak të kafshimit të tij të famshëm - nuk e kishte përkrahjen e askujt në Angli, përveç Brendan Rodgersit.
Për më tepër, gjatë gjithë afatit kalimtar veror ishte njeriu që përfolej për transferim, e që çoi edhe Arsene Wengerin në ofertë prej 40.000.001 funta!
Se çka bëri ky - në këto muaj - askush nuk e ka pritur. Arriti t’ia marrë zemrat e të gjithëve dhe me golat e tij shtyu Liverpoolin për herë të parë të shpresojë në titullin kampion që nga viti 1990, derisa 30 golat e tij, nëse asgjë ia kanë siguruar të kuqve, Ligën e Kampionëve.