DERBI

REUTERS
Chelsea godet Liverpoolin
27 April, 2014 @17:04
Pas 11 fitoreve me radhë, Liverpool, ka pësuar në ndeshjen që më së paku është dashur të humb.
Chelsea ka arritur që të mposht Liverpoolin me gjysmë ekipi për t’ia penguar rrugëtimin e të kuqve për titullin e parë në Premier League.
Për më tepër, Liverpool, nuk ka pësuar në Premier League që nga dhjetori i vitit të shkuar - dhe atë ndeshje e kishte pësuar nga Chelsea, 2-1 në Stamford Bridge.
Dy gola që erdhën në fund të pjesëve, nga Demba Ba dhe Willian kanë rrënuar ekipin e Brendan Rodgers, që nuk arriti të krijojë asnjë rast të qindpërqindtë për të shënuar.
Tashmë Liverpool duhet të kërkojë titullin në luftë bashkë me Manchester Cityn në dy ndeshjet e fundit.
Liverpool i shkon mysafir Crystal Palace-it dhe pret Newcastle Unitedin në xhiron e fundit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.