CHAMPIONSHIP

Leicester dhe Burnley, anëtarët më të rinjë të Premiership
26 April, 2014 @19:29
Derisa lufta ndërmjet skuadrave që kërkojnë mbijetesën në Premier League po vazhdon edhe në tre xhirot e fundit të mbetura, tashmë dy ekipet e reja të elitës së futbollit anglez dihen.
Leicester City do të hyjë në Premier League 2014/15 si kampion i Championship dhe pas tyre menjëherë vjen edhe Burnley.
Sa i përket ekipit të fundit që do të gjejë rrugën për Premiership përmes Play-Offit, aty deri më tani janë të sigurtë Derby County dhe Queens Park Rangers, derisa Reading, Wigan dhe Brighton këtë do ta kërkojnë në xhiron e fundit të Championship.
Play-Off i Championship, që luhet në sistemin e eliminimit nga dy ndeshje me një finale të madhe, është njëra ndër ngjarjet më të shikuara në botën e futbollit - derisa fituesi nga kjo katërshe, bëhet anëtar i fundit i Premier League për stinorin e ardhshëm 2014/15.
Sa i përket atyre që do të bien këtë stinor, në luftë janë Sunderland, Cardiff City, Fulham, Aston Villa dhe Norwich City - që shihen ndër më të rrezikuarit.