Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Goleada e Prishtinës

BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza

Goleada e Prishtinës


26 April, 2014 @18:03

Shi nga qielli, por edhe shi në rrjetat e të dyja palëve ka pasur sot. Prishtina ka arritur që t’i kthehet fitores duke e mposhtur Fushë Kosovën sot me rezultat 3-2. 

Pas disfatës nga Ferronikeli në xhiron e kaluar djelmoshat e Suad Keçit kanë kërkuar fitoren për të mbajtur gjallë ende luftën për titull - dhe këtë e arritën, ndaj ekipit të fundit në renditje dhe fqinjit të parë - Fushë Kosovës. 

Fushë Kosova i bëri ballë Prishtinës deri në momentin e fundit të ndeshjes, derisa dy herë barazoi pas dy udhëheqjeve të kampionit në fuqi - por goli i fundit i Shkëmbim Salihut vulosi fatin e ndeshjes dhe regjistroi fitoren e 13-të të stinorit, derisa Fushë Kosova tashmë do të shikojë çdo mundësi në xhiron që vjen për të dalë nga fundi i tabelës - e këtë do ta ketë vështirë, pasi që ndeshet me ekipin që po udhëheq ligën, Llamkos Kosovën. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga