Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAVARIA

Bayern shpërthen në pjesë të dytë

REUTERS

Bayern shpërthen në pjesë të dytë


26 April, 2014 @17:48

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munchen, ka arritur që të shënojë fitore të lehtë ndaj Werder Bremen sot në Allianz Arena. 

Bavarezët kanë kaluar lehtë pengesën nga Bremen duke i mposhtur me rezultat të thellë 5-2, derisa kanë mprehur mirë sulmin para ndeshjes së kthimit ndaj Real Madridit në Ligë të Kampionëve. 

Bayern ka shënuar fitore me rezultat 5-2, derisa dy herë në ndeshje kanë qenë në disavantazh kur mysafirët patën shënuar nëpërmjet Theodor Gebre Selassie dhe Aaron Hunt. 

Mirëpo, një Bayern energjik në pjesë të dytë të ndeshjes bëri gjithçka që të shkatërrohen shpresat e Werderit për ndonjë pikë në Munchen sot. 

Bayern në mesjavën që vjen luan ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve në kuadër të gjysmëfinales, ku ndeshjen e parë e kishin humbur në Santiago Bernabeu 1-0. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga