SKENDERAJ

Elshani, çon Drenicën në vendin e tretë
26 April, 2014 @18:19
Sulmuesi drenicak, Qemail Elshani, ka shënuar dy gola sot në fitoren e ekipit të tij ndaj Dritës së Gjilanit në stadiumin Bajram Aliu të Skenderajit.
Elshani edhe njëherë është treguar esencial në lojën e kuqezinjëve për të qenë bindshëm më të mirë se Drita.
Me fitoren e sotme, Drenica është ngritur në pozitë të tretë të tabelës së klasifikimit dhe tani sikurse edhe pretenduesit tjerë i afrohet në 8 pikë Llamkos Kosovës në krye të tabelës.
Golin tjetër të Drenicës në fitoren e sotme e shënoi Granit Arifi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.