MONACO

Berbatov tregon veten
26 April, 2014 @19:02
Sulmuesi bullgar i ardhur nga Fulham në afatin kalimtar dimëror, Dimitar Berbatov, ka vazhduar të tregohet si zëvendësim i qëlluar i të lënduarit Radamel Falcao për Monacon.
Berbatov ka shënuar dy gola në fitoren e sotme të ekipit nga Principata ndaj Ajaccios 1-4. Me këtë fitore Monaco ka bërë hapin e fundit për të penguar Paris St Germainin që të shpallet kampion nesër, nëse e mposht Sochaux-në si mysafir.
Tre xhiro pa përfunduar Ligue 1, Monaco ka 7 pikë më pak se Paris St Germain lider dhe nëse parisienët e udhëhequr nga Laurent Blanc arrijnë fitoren nesër atëherë do të kthejnë epërsinë 10 pikëshe në renditje, që edhe matematikisht u siguron atyre tre javë të qeta derisa të përfundon edhe zyrtarisht Ligue 1 për stinorin 2013/14.
Rezultatet dhe tabela aktuale.