DE TELEGRAAF

REUTERS
Van Gaal te Manchester United; Mbyll bastet
26 April, 2014 @18:33
Vetëm disa minuta pas raportimit të holandezes De Telegraaf se trajneri Louis Van Gaal ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin për të menaxhuar këtë ekip për tre vitet e ardhshme - bastoret britanike kanë mbyllur bastet për këtë mundësi bastimi.
Van Gaal, që aktualisht është trajner i përfaqësueses holandeze, sipas kësaj gazete do të kalojë te Djajt e Kuq menjëherë pas përfundimit të aventurës në Brazil me Holandën.
Në lajmin e botuar nga De Telegraaf, thuhet se Van Gaal është takuar me Ed Woodwardin sy-më-sy dhe ka nënshkruar marrëveshje ‘multimilionëshe’ për ‘multivite’, pjesë e cilës është edhe buxheti i premtuar prej 100 milionë euro për transferime.
Pas largimit të David Moyesit nga Manchester United, që për herë të parë humbi Ligën e Kampionëve pas shumë viteve, ekipin përkohësisht është duke e udhëhequr Ryan Giggs.