MEDIA

REUTERS
Italia pa Balotellin në Brazil!
27 April, 2014 @12:15
Njëri ndër sulmuesit më të mirë të Italisë, Mario Balotelli, mund të mbetet pa Kampionat Botëror!
Të gjitha të përditshmet sportive italiane kanë dalë me këtë titull në numrin e tyre të sotëm. “Un’Italia Senza Balo?” ka shkruar La Gazzetta dello Sport në titullin e saj të sotëm.
“Një Itali pa Balotellin?” pyet gazeta. E tëra kjo pas paraqitjes jo të pëlqyeshme në ndeshje ndaj Romës të premten dhe sjelljeve të tija jo të mira, shkruan gazeta, ka bërë që trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandelli, të nis konfigurimin e Planit B për sulmin italian ku parashihet që Antonio Cassano, sulmuesi aktual i Parmës, të jetë 9-shja mashtruese e Azzurëve.
E për më tepër GdS shrkuan se edhe Milanit i kanë ardhur në maje të hundës sjelljet e tij dhe është duke e shikuar mundësinë e shitjes së tij që në afatin kalimtar veror.