TEUTA FESTON
Fitore për titullin e dytë në histori
26 May, 2021 @22:11
Një tregim i ëndrrave dhe një Teutë që nuk u ndalë asnjë moment së besuari me në kryetrajnerin Edi Martini, duke duruar dhe kaluar gjithçka para vetes, për të arritur në fund te titulli kampion falë golaverazhit me fitore në xhiron e fundit, kur katër skuadra kishin gjasa për titull kampioni.
Me sot mori fund stinori 2020/21 në Superioren shqiptare, ndërsa kryetarit të FSHF-së, që kishte çuar trofetë e titullit në tri qytete: Ballsh, Durrës e Shkodër, iu desh të udhëtojë për në det, pasi që Djemtë e Detit me fitoren 6-1 ndaj Apollonisë së rënë nga elita, vulosën stinorin.
Dejvi Bregu ka shënuar hat-trick, ndërsa nga një gol në fitore dhanë edhe Lorenco Vila, Renato Arapi e Sebino Plaku, për t’i dhënë fund dilemave dhe për të marrë titullin e dytë në histori të klubit, të parin pas stinorit 1993/94.
Teuta mposhti Apolloninë 6-1 [Bregu 16, 50, 65p., Vila 27, Arapi 77, Plaku 90 - Mihana 34].
Vllaznia gjithashtu mposhti Laçin në duel që do të çonte titullin drejt Shkodrës po të mos fitonte Teuta. Shkodranët e drejtuar nga Thomas Brdaric fituan 2-0 [Marku 26p, Dilaver 59] së paku për të siguruar pozitën e dytë në renditje dhe për të vulosur garat evropiane, edhe pse disa ditë më vonë mund të fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë, ku luajnë finalen ndaj Skënderbeut.
Në duelet tjera të orës 17:00 Kukësi u mposht nga Kastrioti 1-2, Bylis 2-4 Partizani dhe Tirana 3-1 Skënderbeu.