SHKUP
Enis Bardhi izolohet, pozitiv në COVID-19
26 May, 2021 @16:12
Mesfushori i Maqedonisë Veriore, Enis Bardhi, që luan për ekipin spanjoll, Levante, ka rezultuar pozitiv me tu kthyer në Shkup, për përgatitje me kombëtaren e këtij vendi.
Bardhi, tash po qëndron i izoluar në kampin e përfaqësueses, derisa FFM-ja ka bërë të ditur se ai nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Maqedonia Veriore ka siguruar për herë të parë në histori të vendit EURO-n, duke eliminuar Kosovën dhe Gjeorgjinë në rrugëtim prej Ligës së Kombeve.