DERI NË FISHKËLLIMËN E FUNDIT
Betejat e fundit, për të fituar luftën
26 May, 2021 @11:28
Xhiroja e fundit e Kategorisë Superiore sot, që nis në ora 17:00 pritet të sjellë emocionet më të mëdha nga të gjitha ligat këtë stinor.
Teuta, e drejtuar nga shkodrani Edi Martini, që është në pole-position pritet të ketë punën e lehtë, pasi që pret në shtëpi Apoloninë e rënë nga elita.
Nga ndjekësi i parë, Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga ish-futbollisti gjerman Thomas Brdaric, pret rivalin tjetër për titull, Laçin që drejtohet nga Shpëtim Duro.
Në anën tjetër, përballje jetike në Ballsh. Bylisi që po lufton për mbijetesë duhet të fitojë ndaj Partizanit për të shpresuar Superioren edhe një stinor, ndërkaq kryeqytetasit e drejtuar nga Ilir Daja presin gabimet e dyshes kryesore për të kapur titullin me fitore.
Duelet e xhiros së fundit në Superiore janë (e mërkurë, 26.05.2021, 17:00):
Kukësi-Kastrioti
Bylis-Partizani
Vllaznia-Laçi
Teuta-Apolonia
Tirana-Skenderbeu
TABELA AKTUALE:
1. Teuta 63p (kampion dhe UCL)
-
2. Vllaznia 63p (nënkampion dhe UECL)
3. Partizani 62p (UECL)
-
4. Laçi 61p
5. Tirana 55p
6. Kukësi 45p
7. Skenderbeu 37p
-
8. Kastrioti 32p (barazh)
-
9. Bylis 31p (rënie nga liga)
10. Apolonia 21p (rënie nga liga)
info: *në kllapa është arritja për pozitën, sipas renditjes, që mund të ndërrojë pas ndeshjeve të fundit të stinorit