A&N
Ndahen rrugët me trajnerin Megzon Visoka
26 May, 2021 @18:20
Skuadra prizrenase A&N dhe trajneri Megzon Visoka, nuk do të bashkpunojnë në sezonin e ri.
Trajneri Visoka, kishte kërkuar dorëheqje gjatë stinorit, derisa skuadra prizrense nuk e kishte lëshuar trejnerin.
A&N në sezonin e ri ka vendosur ta vazhdojë rrugëtimin e saj pa trajnerin Visoka.
Me trajnerin Megzon Visoka, A&N në stinorin debutues në Ligën e Parë, e përfundoi me bilanc prej 11 fitoreve, 12 humbjeve dhe 4 barazimeve në pozitën e katërt me 37 pikë, dhe shënoi histori, duke arritur në çerekfinale të Kupës.