NGA KONFERENCA
Reja: Nedim Bajrami? ... zgjidhet për pak ditë.
26 May, 2021 @16:18
Selektori i Shqipërisë, Edoardo Reja, ndër të tjera në konferencën për shtyp para mediave sot, pasi që ka shpalosur listën e të ftuarve, ka folur në veçanti edhe për Nedim Bajramin, të cilit i dolën telashe me FIFA-në dhe ende nuk po mund të luajë për kombëtaren.
Reja po shpreson që kjo çështje të zgjidhet për pak ditë.
“Sa i përket Bajramit, unë shpresoj që çështja e tij të zgjidhet për pak ditë. Kemi folur me të vazhdimisht, ai ka dëshirë shumë të madhe për të luajtur me Kombëtaren shqiptare, që është thelbësore për këtë çështje, pra dëshira e lojtarit. Me aq sa kam parë, ai është një nga lojtarët më të mirë në Serie A, për rolin e tij dhe sigurisht që një lojtar me këto karakteristika na nevojitet shumë për skuadrën tonë, për mesfushën e lart. Është shumë Teknik, lojtar që zotëron aftësi të mira dribluese, që mund të driblojë lehtësisht kundërshtarët. Ka të dhëna shumë të mira sa i përket asisteve dhe pë rmua do të ishte një lojtar ideal për të kompletuar ekipin tonë. Shpresoj të zgjidhet sa më shpejt, dëshira e të gjithëve është që ai të luajë me Kombëtaren shqiptare dhe unë besoj se do kemi një fund pozitiv,” ka thënë selektori italian i kombëtares.
Shqipëria do të zhvillojë 2 miqësore në qershor, kundër Uellsit, më 5 qershor dhe tre ditë më vonë ndaj Republikës Çeke.